Histori

Histori

Home | Foto | Pershefca | Dashuria Forum | Te Ndryshme | Humor | Histori | Shendeti | Libri i Vizitoreve | Sport | Informatik | Muzik | Download | Fjal Te Urta | Kultura | Tetova | Profili
  
    

1. Banoret e tejlashte te vendit tone dhe menyra e tyre e jeteses

Trualli i banuar sot nga shqiptaret filloi te popullohej shume heret, qe ne epoken e paleolitit (gurit te vjter), mbi 100 000 vjet me pare. Ne fillim u banuan to zona qe ishin ne kushte gjeiografike me te pershtatshme. Ne Shqiperi, banimet me te hershme jane vertetuar ne shpellen e Gajtanit (Shkoder), ne Konipsol, ne malin e Dajtit dhe ne vendbanimin e Xares (Sarande). Njerezit primitive jetonin ne grupe te vecuara, kryesisht neper shpella te thata,, pa lageshtire dhe te mbrojtura nga ererat. Veglat e punes i punonin me gure stralli dhe me rralle prej kocke. Prejketyre gureve me ane te ashkelzimit nxirrnin pjese me te vogla e me te mprehta guri per t'i perdorur si gerryese, shpuese etj. Si vende per te perpunuar gurin shfrytezoheshin hyrjet e shpellave dhe terrenet prane lumenjeve. Sidoqofte, veglat e asaj epoke ishin ende te thjeshta dhe te krijuara kryesisht prej guri. Njerezit primitive ushqeheshin me produkte te mbledhura ne natyre dhe me gjah kafshesh te egra. Per shkak te kushteve te veshtira ne te cilat jetonin, njerezit e paleolitit kane pasur nje mesatare jete shume te shkurter, rreth 21-30 vjec, me nje vdekshmeri me te madhe te femijet. Lufta e perbashket per te perballuar jeten coi ne forcimin e lidhjeve te pjestareve te cdo grupi, ne ndryshimin e organizimit te njerezve primitive, te cilet nga fundi i paleolitit kaluan ne grupime me lidhje gjaku, ne martesen me grupe, ku prejardhja e femijes percaktohej vetem nga nena. Filloi keshtu organizimi i shoqerise matriarkale, e cila mori forme te plote ne periudha te mevonshme, 6000-3000 vjet me pare, ne epoken e neolitit (guri i ri). Popullimi i krahinave te banuaras sot nga shqiptaret u rrit shume ne periudhen neolitike. Njerezit filluan te braktisin shpellat dhe te perqendroheshin ne vende te hapura. Banoret neolitike perqenin me shume te ndertonin kasollet e tyre ne fusha dhe ne tarraca lumore. Jane te njohura nje numer i madh vendbanimesh te tilla ne Shqiperi, ne Kosove, ne Male te Zi e ne Maqedoni. BBanoret e hershem, nga jeta endacake e epokes paleolitike, kaluan ne vendbnime shpeshhere te qendruehme, me ekonomi kryesisht bujqesore. Ata njihnin dhe perdornin dritherat kryesore, si elbin, melin, grurin etj. Kjo u shoqerua edhe me lulezimin e sistemit matriarkal, ku rolin drejtues te ekonomise e te jeteses e kishte gruaja. Ne kete epoke u kalua ne nje forme te re martese, ne martesen me cifte.

2. Zbulimet e hershme teknike

Nder shpikjet me te rendesishme te epokes se paleolitit eshte zbulimi i zjrrit, i cili i ndihmoi shume banoret e lashte per te permiresuar ushqimin dhe per t'u ngrohur. Pjekja dhe zierja e ushqimit me anen e zjarrit solli ndryshime cilesore ne organet tretese te njeriut. Ndryshimet ne ekonomi dhe ne organizimin shoqeror te epokes se neolitit ndikuan per zbulime te tjera teknike, te medha per lashtesine. Njerezit mesuan te punonin enet prej balte, te cilat shpeshhere i zbukuronin me nje shije te vertete artistike, mesuan te thirrnin dhe thurnin pelhura qe i perdornin per veshje, shtroje e mbulese, filluan te ndertonin kasollet e para qe kishin dysheme te shtruara me argjil dhe ishin te rrethuara me thupra e kallama te lyera me balte nga jashte per t'u mbrojtur nga era e te ftohtet. Ne epoken neolitike, veglat e punes, vecanerisht ato prej stralli, u persosen shume, ne krahasim me epoken e meparshme. U shpiken vegla te reja pune. Per buarjen e drithit u shpiken guret e blojes, per punimin e tokes filloi te perdorejk shatii i pergaditur prej brireve te drerit. Me keta brire benin edhe cekane. Gjuetia e pshkut u rrit dhe u permiresua me krijimin e rrjetave dhe te grepave per zenien e tij. Po keshtu u pergaditen edhe mjete te reja per gjuetine e kafsheve te egra. Ekonomia ne epoken neolitike u gjallerua me tej me zbutjen e kafsheve te egr e kthimin e tyre ne kafshe shtepiake. Ndonese primitive, gjuetia i ndihmoi njerezit e kesaj epoke te zbutnin delen, dhine, kalin, qenin. Te gjitha keto arritje forcuan lidhjet e grupeve gjinore te njerezve primitive, permiresuan lidhjet me grupet e banoreve te tjere dhe nsiten marrdheniet e kembimit ne mes tyre, deri edhe ne krahina te largeta. Ne epoken pasardhese, ne ate eneolitike (te bakrit) 3000-2100 vjet para Krishtit (p.K.) u bene nryshime te reja. Ukrijua ndarja e ekonomise blegtorale nga ajo bujqesore. Disa grupe banoresh merreshin kryesisht me kujqesi dhe grupe te tjera merreshin me blegtori. Blegtoret qene me shume banore endacake. Keta filluan te popullonin perseri shpellat. U krijuan vendbanime te reja edhe ne qendra te hapura malore. Buze lumenjeve u krijuan vendbanime te tipiut palafit, ku dyshemete e shtepive viheshin mbi trare te ngulur ne fundin e lumit. Popullimi i krahinave u rrit edhe me shume. Risi teknike e madhe e kesaj kohe ishte fillimi i punimit te veglave te punes prej bakri. SHoqeria njerezore hyri keshtu ne nje epoke te re, ne ate te punimit te metaleve. Po keshtu toka filloi te punohet me parmende, duke perdorur kafshet terheqese,kalin dhe qete. Ekonomia blegtore i dha perparesi punes se burrave. Filloi te dobesohej sistemi matriarkal dhe rolin e drejtimit ne ekonomi dhe ne grupet shoqerore filluan ta merrnin burrat. Lindi keshtu ne epoken eneolitike sistemi patriarkal, i cili u forcua me shume ne epoken e bronzit (2100-1100 p.K.) dhe ne ate te hekurit (mijevjecari i fundit p.K.).

3. Pellazget Epoka eneolitike karakterzohet edhe nga ndryshime demografike.

Ne mesin e mijevjecarit te trete p.K. dhe ne fillimet e mijevjecarit te dyte p.K. erdhen nga stepat e Lihjes grupe te reja popullatash blegtore. Keto u perzien me banoret vendes dhe keshtu u krijua bashkesia e re kulturore e popullates indioevropiane ne te gjithe Gadishullin e Ballaknit. Kjo popullsi mendohet te jete popullsia e lashte pellazge, per te cilen kane shkruar shume autore te vjeter si Homeri, Herodoti, Tukididi etj. Pellazget njihen si banoret me te lashte parailire e paragreke, qe jetonin ne Gadishullin e Ballkanit e ne pellgun e Rgjeut. Ne fillimet e shfaqjes se tyre, pellazget kishin organizim shoqeror matriarkal. Per karakterin etnik te tyre jane dhene mendime te ndryshme, ndonjehere dhe kontradiktore. Qe ne shek. XVII, vecanerisht ne periudhen e Rilindjes Shqiptare, te studiuesit shqiptare dhe te huaj zoteroi teoria e lidhjes se pellazgjishtes me shqipen. Perkrahes i flakte i kesaj teorie ka qene gjuhetari austriak Han (Hahn). Studiues te tjere e kundershtojne kete. Gjate epokes se bronzit filoi procesi i diferencimit etnik te popullatave te Ballkanit Perendimor. Herodoti, historiani i lashte grek i shek. V.p.K., jep disa te dhena per pellazget qe vazhdonin te jetonin ne Greqi. Sipas tij, gjuha e pellazgeve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqesi e detari. Ishin edhe mjeshter te mire ndertimi. Pellazget ngriten murin qe rrethonte Akropolin e Athines dhe per kete athinasit u dhane atyre si shperblim disa toka ne Atike, te cilat, edhe pse ishin te pavlefshme, ata i kthyen ne toka te mira bujqesore.


Iliret
Origjina e Ilireve

Popujt qe u bene me te njohur ne hisatorine e lashte te Ballkanit jane greket, iliret dhe traket. Iliret, si trashegimtare te pellazgeve, jane nder banoret me te lashte te Gadishulit Ballkanik. Ata jane autoktone. Kulturen, gjuhen dhe tiparet antropogjike iliret i formuan ne vendin e tyre, ne pjesen perendimore te Gadishullit te Ballkanit, aty ku shkrimtaret antike i permendin ne veprat e tyre. Trevat e shtrirjes se popullsise ilire jane mjafte te gjera; ato perfshijne te gjithe pjesen perendimore te Gadishullit, ne veri, e diri te gjiri i Ambrakise (Preveze), ne jug, kurse ne lindje deri te tokat perreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe te vecanta iliresh u vendosen edhe ne Italine e Jugut. Keto jane fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet ne veprat antike qe ne shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojne e permendes qe ne shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit te etnosit ilir eshte shume e lashte. Fillimet e origjines ilire jane qe ne mesin e mijevjecarit te dyte p.K., qe nga periudha e bronzit te mesem, kur fillojne te formohen tiparet etnike ilire. Ne epoken e hekurit (mijevjecari i fundit p.K.) iliret u formuan plotesisht, duke trasheguar nga epokat me te hershme eneolitike dhe te bronzit tipare kulturore gjuhesore e antropologjike etnike. Teoria e vjeter qe i ben iliret te ardhur nga Evropa Qendrore, ne shekujt XII-XI p.K., eshte rrezuar nga studimet e kryera pas Luftes se Dyte Boterore. Vete fakti qe varrimet me urna, karakteristike per popujt e Evroper Qendrore, nuk jane tipike per trevat e shtrirjes se ilireve, por ndeshen vetem ne zona te kufizuara, te rralla, deshmon kunder teorise se ardhjes se ilireve ne Ballkan nga veriu. Gjurmet e kulturave te Evropes Qendrore, qe ndeshen ne Iliri, jane rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e te levizjes se artizaneve te punimit te metaleve.

 


Ju Falemenderojme Per Viziten e Keti Web Site...www.sharri.cjb.net